BallinaAktualitetFlamur Noka replikë me Patozin: Ja kush është padroni i Bindjes Demokratike

Flamur Noka replikë me Patozin: Ja kush është padroni i Bindjes Demokratike

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk i ka pritur mirë komentet e Astrit Patozit, që deklaroi se Lulzim Basha është angazhuar seriozisht kundër tij. Për të, Bindja Demoktatike duhet të japë llogari për denoncimet e qytetarëve për falsifikimin e formave.

“Në vend që të përgjigjet për këto fakte të rënda të falsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partize krijese ne kuzhinen e ‘Rilindjes’ sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin”, deklaron Noka.

Më tej, Noka shprehet se Bindja Demokratike është regjistruar në KQZ me urdhër të Edi Ramës, pasi vetëm Rama ka fuqinë të ‘legalizojë’ një subjekt politik me firma të faslifikuara.

“Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partize e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të fallsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike. Urdheri politik dhe i paligjshem i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje. Kërkesa e saj e ligjshme për të anulluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama”, u shpreh Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular