Kur zgjedhjet lokale po ofrojnë dhe mazhoranca përbetohet se do të shkojnë në votime pa opozitën më 30 qershor duke deklaruar se do ti marrë të gjitha bashkitë, e ka parasysh këtu fjalën për të mos konsideruar aspak qytetarët. Te zgjedhurit e PS, nëse mund ta themi kështu për faktin se me Ramën kryeministër dhe me një hartë territoriale prerefenciale të PS zgjedhjet u morën jo u fituan, nuk e konsiderojnë farën llogaridhënien tek qytetari. E nuk kanë faj kur për të marrë votat kanë makinacione të tjera. Në të gjitha bashkitë e majta ka vetëm makiazhe si dhe investimet mungojnë.
Kjo është e konstatueshme kudo, e rasti konkret i denoncimit vjen nga Ura Vajgurore. Bashkia as që e ka mendjen tek qytetaret. Infrastruktura është tejet e rrënuar dhe askush nuk di ku përfundojnë taksat e qytetarëve. Në redaksi vijnë disa foto nga qytetarë që thonë se janë rrugët në fshatin Gajde të Bashkisë Ura Vajgurore ku për katër vjet taksa merren si në Londër taksa pa u dhen shërbim komunitetit dhe gjendja vazhdon e mjerueshme 2019