BallinaAktualitetBasha: Nga ardhja e PD në pushtet frikësohen 5-6 oligarkë, paratë e...

Basha: Nga ardhja e PD në pushtet frikësohen 5-6 oligarkë, paratë e tyre për punësimin e të rinjve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim me mbështetës të PD-së në Lezhë deklaroi se “kryengritja popullore” e nisur më 16 shkurt nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e qeverisë teknike që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Basha tha se të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD-së dhe e opozitës në pushtet janë oligarkët.

Lulzim Basha: “Të  vetmit që duhen të kenë frikë nga ardhja e Partisë Demokratike dhe opozitës në pushtet janë ata 5-6 oligarë të cilëve do t’iu a marrim këto para dhe do t’iu a japim rinisë shqiptare, të rinjve shqiptarë universiteteve shqiptare. Unë e di që e kanë këtë frikë dhe iu them bëni mirë që keni frikë sepse kjo do të ndodhë me ndihmën e Zotit më bashkimin e Shqiptarëve për në një kohë shumë të shkurtër. Paratë që vjedhin oligarët do tua marrim, kontratat do të anulohen, pasuritë e tyre të vëna në mënyrë të jashtëligjshme do të konfiskohen me ligjin e ri antimafia kundër oligarkëve dhe do tu kthehen zotërve të vërtetë të këtyre parave, aty ku i vodhën në fillim. Do tiu kthehen taksa paguesve shqiptarë me benefite të tilla kur siç ju thashë prioritet absolut do të jetë arsimi i lartë. Ne nuk premtojmë mrekulli, nuk ka shëndetësi falas. Do mbahet me taksat e shqiptarëve por do i japim fund korrupsionit në shëndetësi.”

“Do të luftojmë dhëmb për dhëmb” tha Basha duke i bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 11 majit.

“11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona të lirisë demokracisë Europës. Ti presim dorën oligarkëve dhe krimit të organizuar që ka futur dorën në xhepin e shqiptarëve.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular