Eurodeputetja Doris Pack ka kritikuar femonimenin e shitblerjes se votës, duke deklaruar se “vetem zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja”.
Duhet të ndalohet blerja e votës, të bëhen zgjedhje të drejta. Duhet ta luftoni dhe ndaloni blerjen e votave. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja. Per kete duhet të keni regjistrin elektoral që duhet të jetë i pastër. Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhe të mos blejnë.
Doris Pack tha se në Shqipëri mbetetet problem cështja e drejtësise, e cila sipas saj është e kapur nga politika. Edhe pse skeptike, ajo shprehet me vettingun mund të ketë ndryshime në këtë aspekt.
Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës, në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë situatën. Të korruptuarit duhet të dalin në gjykatë por gjykatë s’ka dhe këtë nuk e kuptoj. Ju duhet ta zgjidhni këtë cështje.” U shpreh ajo.
Doris Pack pranon se me Ramën ka patur diferencat e saj, por shton se të njëjtat vërejtje do t’i bënte edhe Lulzim Bashës po të ishte në vend të tij.
“Unë jam këtu sepse më pëlqen Shqipëria, ju dua, i them gjëra dhe kritikoj shumë. Me z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqënia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra.” U shpreh Pack
Këto deklarata Doris Pack i bëri gjatë Akademisë së lidershipit rinor, një aktivitet I organizuar në qytetin e Shkodrës.