BallinaKryesoreNesër bllokohen rrugët në Tirane, por jo nga opozita. Çfarë pritet të...

Nesër bllokohen rrugët në Tirane, por jo nga opozita. Çfarë pritet të ndodh?

spot_img
spot_img

Ditën e kujtimit të Dëshmorëve, më 5 maj, Bashkia e Tiranës ka vendosur ta konsiderojë ditë pa makina.

Përveç iniciativës individuale që këtë të diel të mos përdoren automjetet private, por transporti publik, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara.

“Do të bllokohet i gjithë bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët që ndërpriten me të”, tha Toni Beni, drejtor i Qarkullimit Rrugor në bashki, shkruan Tch.

Për shkak të bllokimit të aksit kryesor të kryeqytetit, siç është Bulevardi kryesor, në rrugët e tjera pritet të ketë trafik të rënduar nëse qytetarët nuk do ta respektojnë thirrjen e bashkisë.

Por në fakt duket se ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Në kujtim të Dëshmorëve, Bashkia Tiranë ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë të diel.

Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të dielën të dalin në këmbë ose me biçikletë dhe gjithashtu t’i bashkohen aktiviteteve që ka organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular