BallinaPolitikePresidentët e rajonit do të mblidhen në Tiranë për Samitin e Procesit...

Presidentët e rajonit do të mblidhen në Tiranë për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

spot_img
spot_img

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Tiranë pas Samitit të Berlinit. Ata do të vijnë për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit që zhvillohet nga 2010 e këtej në secilën prej shteteve anëtare. Këtë vit liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me ftesë të Presidentit Ilir Meta. Në këtë Samit do të jetë dhe presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ai i Kosovës, Thaçi.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës për mediat thuhet se:

“Më 8-9 maj 2019, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, organizon në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit”, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular