Titulli është praktikisht i kuq. Partizani ka hedhur një hap të madh në rrugën drejt titullit kampion të Superligës. Të kuqtë kanë mposhtur 3-0 në transfertë Flamurtarit, duke qënë vetëm 3 pikë larg trofeut të munguar në vitrinë prej 26 vitesh.
Asani zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të të takimit, ndërkohë që Mensah në minutën e 52-të vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Goli i Çinarit mbylli llogaritë. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit, Partizani numëron 10 pikë më shumë se Kukësi ndjekës.
Fitore emocionuese mori edhe Tirana, që mposhti në limite 1-0 Skënderbeun. Në minutën e tretë shtesë ishte Hasani ai që i dha 3 pikë mjaft të vlefshme bardhebluve, që me ndalesën e Kastriotit në Laç hipotekojnë qëndrimin mes më të mirëve.
Laçi prishi festën e Kastriotit, me golin e Lushkja që në minutën e 93-të vulosi rezultatin përfundimtar në 1-1. Kjo pikë mban në ankth Laçin, që është në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.Distanca prej 2 pikësh me vendin e 3-të e bën më atraktive këtë fund kampionati, i cili është futur në 4 finalet e fundit të saj.
Barazimi 0-0 ndaj Teutës rikthen emocionet e mbijetesës te Luftëtari, që e shikon në pasqyra Kastriotin e një pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë. Gjirokastritët qëndrojnë në vendin e 8-të me 40 pikë, aq sa Tirana e një vendi më larg. Ndërkohë, krutanët mbajnë vendin e 9-të me 35 pikë. Ora news