Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit. Automjeti i djegur është i llojit ‘Ford’ dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas burimeve nga vendngjarja, automjetit i është vënë zjarri, ndërsa ishte i parkuar në rrugë pranë banesës së një zyrtari të rëndësishëm në këtë qytet.
Paraprakisht konfirmohet se automjeti i përket kryetarit të PS-së në Elbasan, Xhevahir Budani. Ai aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit,Korçës dhe Beratit.
Lidhur me ngjarjen që raportohet se ka ndodhur rreth orës 02:30. Budani, i pyetur nga Policia, ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjëri
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës. Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.