Një efektive e forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine si dhe kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë.
Efektivët e forcave të armatosura, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku dha në një deklaratë për shtyp se efektivja e FA që humbi jetën nga mina në Letoni quhet Zarife Hasanaj, 27 vjeçe kurse kolegët e plagosur janë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.