BallinaKryesore(Video)/Serbët nuk ndalen, protestojnë kundër bukëpjekësit shqiptar

(Video)/Serbët nuk ndalen, protestojnë kundër bukëpjekësit shqiptar

spot_img
spot_img

Dhjetëra protestues u mblodhën të dielën në protestë kundër pronarit të furrës “Roma”, në qytezën Borça të Serbisë, afër Beogradit, që është cak i ultra-nacionalistëve serbë.

Bukëpjekësi, Mon Gjuraj, është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij, vetëm se guxoi të bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Me pankarta “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune” dhe flamuj serbë, protestuesit kanë marshuar pranë furrës së bukës në Borça.

Më 27 prill, një grup serbësh ishin mbledhur në furrën e bukës duke brohoritur sllogane për Kosovën. Sipas raportimit të mediave lokale, ata kishin vendosur një kokë të derri në veturën e tij dhe kishin ndaluar blerësit të hyjnë apo të dalin nga objekti.

Ky kundërshtim erdhi pas një fotografie të postuar më herët në Facebook, ku Gjuraj kishte bërë një shenjë kombëtare shqiptare me duar.

Organizatat joqeveritare dhe opozita në Beograd dolën në krah të bukëpjekësit, por kaq nuk mjaftoi.

ë furrës “Roma”, në qytezën Borça të Serbisë, afër Beogradit, që është cak i ultra-nacionalistëve serbë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular