Rrekej çdo dite tek godina e KQZ ne pritje te mandatit por me ne fund merr fund lodhja e kandidatit të ardhur nga listat e PD, aleatit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzit, pas disa javëve që ka qëndruar në pritje.
Vec Kujtim Gjuzit, mandatin e kanë marrë sot edhe Koci Tahiri dhe Indrit Hoxha.
Kujtim Gjuzi, të cilit tashmë i mbetet vetëm të betohet në Kuvend, është pjesë e debatit publik për gatishmërinë e tij për t’u bërë pjesë e Kuvendit. Ai pati edhe një debat me sekretatin e Pergjithshem te KQZ pasi kryetari i Partisë Konservatore kërkonte shpejtimin e procedurave që ai të merrte mandatin. Duke qenë se ai është kreu i Partisë Konservatore Albania pak javë më parë publikoi edhe listën me kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.