Kur do prezantohet foshnja mbretërore e porsalindur me botën?

0
252

Princi Harry dhe Meghan Markle mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë.

Por në ndryshim nga pjesa tjetër e anëtarëve të familjes mbretërore, Meghan nuk do e ekspozojnë për mediat foshnjën kur të dalë nga spitali.

Në vend të kësaj, Duka dhe Dukesha kanë vendosur të publikojnë një foto të foshnjës kur të jenë gati.

Duke folur pas lindjes së djalit, Princ Harry tha për mediat: “Jam i emocionuar t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë me djalë, një fëmijë i shëndetshëm. Jam shumë krenar për gruan time.”

Princi gjithashtu shtoi se nuk kanë vendosur ende për emrin e foshnjës, duke u shprehur se nuk kishin shumë kohë për të menduar.

Princ Harry: Do takohemi me ju ndoshta pas dy ditësh, ashtu siç është planifikuar.