Pas arrestimit të 61 personave dhe shkatërrimit të dy grupeve kriminale në jug dhe juglindje të vendit, Policia e Shtetit ka publikuar edhe momentin e arrestimit të trafikantëve të drogës.
Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri, mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; 1 kg e 23 gr heroinë e kokainë, si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.
Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.
Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se në dhjetë muajt e fundit janë identifikuar 14 raste të trafikut të drogës me Greqinë, ndërsa të implikuarit janë faktuar sipas roleve dhe funksioneve, që kryenin në grup.