BallinaAktualitet(Video)/Banori i Unazës së Re flet nga spitali: FNSH me zbrazi dy...

(Video)/Banori i Unazës së Re flet nga spitali: FNSH me zbrazi dy bombula me gazi, si i humba ndjenjat dhe…

spot_img
spot_img

Forca të shumta policore ushtruan sot dhunë të pajustifikuar mbi banorët e Unazës së Re, që po protestonin paqësisht kundër pranisë së Edi Ramës në një biznes aty pranë.

Në video është dëshmia tronditëse e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës. Astriti është një nga banorët që proteston me muaj të tërë kundër projektit korruptiv të Unazës së Re që prish pa shpërblim shtëpinë e tij dhe të rreth 2 mijë banorëve të tjerë. Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat. Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular