Myslym Murrizi zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, janë bërë ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit. Murrizi do të zëvendësojë kështu Edi Palokën. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota. Po kështu ndryshime janë bërë dhe në komisionet parlamentare.
Rudina Hajdari, u zgjodh kryetare e Komisionit të integrimit.
Murrizi dhe Hajdari ishin dy deputetët e zgjedhur në 2017 brenda parlamentit që dolën kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe grupit për të djegur mandatet parlamentare.