Major Kolodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.
Ai humbi jetën mbrëmjen e sotme vetëm pak orë pasi iu dha lamtumira e fundit nëntetare Zarife Hasanaj. Pas lajmit të kobshëm ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i opozitës shpreh hidhërimin për humbjen e major Klodian Tanushit.
Mesazhi i Bashës:
Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!