BallinaAktualitetÇfarë do të ndodh në protestë? Edi Paloka: I panegociueshëm largimi i...

Çfarë do të ndodh në protestë? Edi Paloka: I panegociueshëm largimi i Ramës (dy fjalë Braçes)

spot_img
spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur një ditë para protestës kombëtare të opozitës së bashkuar në emisionin “Politika  Online” të gazetarit, Harbi Aliaj në Gazetën Shqiptare.

I pyetur për skenarët që do ndiqen nesër në protestë, Edi Paloka tha se kjo është pak e rëndësishme duke shtuar se në thelb, qytetarët dhe opozita synojnë ngritjen e modelit që në vend të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Ai mes tjerash zbulon edhe kushtin e panegociueshëm që ka opozita në raport me kreun e qeverisë.

Gjithashtu Edi Paloka foli edhe për deklaratat e numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, i cili i kujtoi pasojat ligjore opozitës nëse protesta do të jetë e dhunshme.

Intervista e plotë:

Protesta e 11 Majit, çfarë skenari ka? Në opinionin publik protestat e pararendëse u perceptuan si “të dhunshme” por rezultuan paqësore. A do të përmbyset kjo pritshmëri?
Për protestat nuk kanë rëndësi “skenarët” por qëllimi dhe qëllimi jo vetëm i kësaj proteste por i gjithë lëvizjes së ndërmarrë nga opozita e bashkuar është tanimë i bere publik; krijimi i kushteve për realizimin e zgjedhjeve te parakohshëm ne parametra evropiane. Që të realizohet kjo kërkesë e opozitës dhe shumicës se shqiptareve, kusht i pare dhe i panegociushëm është largimi i Ramës Kryeministër, si njeriu qe me vullnetin e tij te plote ka organizuar manipulimin e te gjitha proceseve zgjedhore te zhvilluar ne Shqipëri ne bashkëpunim me krimin qe nga momenti qe është ne postin e Kryeministrit.

Monika Kryemadhi është shprehur se Rama ka dhënë dorëheqjen dy javë më parë. Sa i vërtetë është ky lajm dhe kush e ka penguar Ramën që ta çojë deri ne fund këtë veprim? A ka informacion PD për ketë fakt? A e konfirmoni apo jo?

Unë nuk kam informacion nëse Rama ka qene gati apo jo te japë dorëheqjen por mund te them se është e sigurte qe sot ai ndodhet totalisht nen kontrollin e krimit te organizuar , pra nuk ka lirinë as te marre vendime te tilla. Rama është i marre peng e ne te njëjtën kohe ai ka marre peng te ardhmen e këtij vendi.
Ne kemi detyrimin te çlirojmë vendin dhe ketë do ta bëjmë edhe ne se do na duhet qe ta “çlirojmë” me pare nga Rama, ne te gjitha kuptimet e kësaj fjale.

Numri dy i qeverisë Erion Braçe iu kujton pasojat nëse opozita do të protestojë dhunshëm. A keni një përgjigje për Erion Braçen?

Ka kaq kohe qe here i gjati e here i shkurtri klithin duke ju përmendur shqiptareve burgun. Këto klithma tregojnë vetëm friken qe ka zënë qeverinë. Ne se mendojnë vërtetë se mund ti trembin shqiptaret ende me klithma histerike atëherë me keq për ta sepse tregon qe janë komplet jashtë realitetit. Shumica e atyre qe dalin ne protesta e qe përfaqësojnë dhe shumicën e shqiptareve, janë ne kushtet e luftës për ekzistence, nuk kane me asgjë për te humbur sepse kjo qeveri ju ka marre gjithçka. Rama e ka përdorur dhe dhunën dhe burgun sa ka mundur. E kane pare reagimin e njerëzve pas kësaj? Ne se vazhdojnë te mendojnë se mund ti trembin, atëherë as kane pare e as kane kuptuar gje. Unë i kam pare dhe ata qe janë dhunuar dhe ata qe janë burgosur vete apo kane ende ne burgje te afërmit e tyre. Kam pare reagimin e atyre qe ju eshte hedhur gaz dhe te atyre qe policia ju ka thyer kembe e duar.
I kam pare te rikthehen ne protesta. Takova ne protestën tek Shqiponja, gruan qe policia i theu këmben tek Bregu i Lumit sepse po mbronte shtëpinë e saj. Ishte me këmbë te lidhur e me paterica. Me kapi perdore e pasi mu prezantua me tha: “Do ta shporrim” ! Edhe po te me duhet ta bej vetëm. Me mori jeten…”
Kam takuar dhe Mariglenin , studentin qe e mbajten nje muaj ne burg. Me i vendosur e i revoltuar se kurre.
Kam takuar dhe prinderit e Dor Protoduarit qe vazhdon te qendroje ne burg si hakmarrje direkte e Rames, jane çdo dite ne proteste tek Astiri. Pra le te vazhdojne te gjate e te shkurter te kercenojne e dhunojne, vetem sa e afrojnë fundin e tyre dhe e bejne me te tmerrshem
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të grupimit politik CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, është shprehur se pa u ndëshkuar vjedhësit e votës s’ka negociata. S’do ketë negociata apo s’do ketë ndëshkues të cënimit të zgjedhjeve?

Mesazhet qe Rama ka marre nga Berlini janë shume me tepër se kaq. Jo vetëm negociata qe nuk hapen sa te jete Rama ne qeveri por Gjermania, Evropa dhe bota demokratike nuk mund te pranojnë e nuk do te lejojnë qe një vend anëtar i NATO-s dhe qe kërkon te anëtarësohet ne BE , te qeveriset nga njerëz qe kane ardhur ne pushtet nga bashkëpunimi me krimin e organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular