BallinaAktualitetFoto-Kandidat përballë Veliajt/ Galdini ngre stendat për mbledhjen e firmave të fundit!

Foto-Kandidat përballë Veliajt/ Galdini ngre stendat për mbledhjen e firmave të fundit!

Nën sloganet  “Çliro kryeqytetit nga lalëzimi” dhe “Vendos firmën tënde për Shqipërinë e të nesërmes,” Arian Galdini ka intensifikuar mbrëmjen e sotme aksionin për kompletimin me firmat e duhura, që do ti hapin atij udhën e përfaqësimit në garën për kryebashkiak.
I shoqëruar nga grupet rinore, krahas shpjegimit pse vendosi ti dalë përballë Erion Veliajt, sukseset e të cilit i ka portretizuar si prodhim perfekt të medias, Galdini i ka bërë thirrje publikut që ti besoj atij dhe të firmosë formularët. Pasi, sikurse u shpreh: nuk do të zhgënjehet.
“Do të përballem me Erion Veliajn për të sfiduar, jo atë si njeri, por mënyrën e tij të qeverisjes, “lalëzimin” e kryeqytetit të mbushur me kulla dhe investime që mund të bëheshin me më pak para. Tirana kërkon shumë firma. Jam i entuziasmuar nga impakti pozitiv që ka patur thirrja ime nëpër rrjetet sociale dhe portalet. Kjo më inkurajon që të këmbëngul në mbledhjen e firmave. Një pjesë të konsiderueshme e kemi mbledhur, por falë ligjit absurd na duhet të mbledhin akoma. Ndaj ju bëj thirrje, sepse po ia dolëm ti bëjmë firmat në Tiranë, atëherë, unë do të mar përsipër të kandidoj vetë drejtpërdrejt për Kryetar Bashkie i Tiranës përballë Lal Çerit…Po po, nëse do t’ia dalim me firmat, do kandidoj për të Mbrojtur Teatrin Kombëtar. Do të kandidoj, për të ndalur Lal Fikun që është bërë Lal Fake-u.
Dua të përballem me Lalin dhe ta mund. Dua të jem Kandidati i Qytetarëve. Dua të jem Kandidati për Kryetar Bashkie i Tiranës që përfaqëson Kryengritjen e Heshtur të Qytetarëve të Papërlyer.
Do të përpiqemi pafund që tia dalim me mbledhjen e firmave, deri ne sekondin e fundit.  Nëse ia dalim me firmat në Tiranë, do të bëjmë një betejë të fortë dhe të vendosor elektorale përballë kandidatit të RILINDJES, OLIGARKISË DHE SOROSIT. Dashtë Zoti ia dalim!”,- ka artikuluar Arian Galdini, kryetar i Partisë së djathtë Liri Demokraci dhe Etikë (LDE).

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular