BallinaAktualitetHomazhet/Sot nëntetare Zarife Hasanaj përcillet me nderime nga të gjithë shqiptarët

Homazhet/Sot nëntetare Zarife Hasanaj përcillet me nderime nga të gjithë shqiptarët

Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 – 12:30, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Dje, pas pritjes me nderime ushtarake në aeroport, trupi i pajetë i nëntetare Hasanajt u dërgua për në banesën e saj, ku u zhvilluan ritet tradicionale familjare.

Trupi i pajetë i Dëshmores së Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, u soll mesditën e 9 majit 2019 në atdhe.

Arkivoli me trupin e nëntetare Hasanajt, i mbuluar me Flamurin Kombëtar, u transportua me avion ushtarak nga Letonia dhe shoqërohej nga kolegët e saj shqiptarë, kanadezë dhe letonezë të grup-batalionit të NATO-s.

Për të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së atdheut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular