BallinaRajoniPendarovski: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve s’kam dëgjuar ndonjëherë

Pendarovski: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve s’kam dëgjuar ndonjëherë

spot_img
spot_img

Pas marrjes së detyrës zyrtare, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar vizitën në Kosovë.

Ai thotë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejt autostrada, ashtu që Shkupi e Prishtina të afrohen. Pendarovski për idenë e dy homologëve të tij, Thaçi e Vuçiq, në lidhje me shkëmbimin e territoreve, thotë se “nuk kam dëgjuar ide më të keqe”.

Pendarovski thotë se është i lumtur që ka mundësinë që të vizitojë sa më shpejt Kosovën, duke u bërë presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që realizon vizitë të tillë.

“Më vjen mirë që do të jem Presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që do të kem mundësinë të vizitojë”, ka thënë ai, duke iu referuar Kosovës.

Pendarovski shprehet kundër idesë së ndryshimit të kufijve, që e kanë promovuar presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, ka thënë Presidenti i ri maqedonas për televizionin publik të Kosovës.

Për autostradën Prishtinë – Shkup thotë se do të angazhohet që të ndërtohet sa më shpejt dhe se do përafrim me kryeqytetin kosovar.

“Duhet të përfundojmë sa më shpejtë pjesën tonë të autostradës. Duhet të them me keqardhje se puna në anën tonë është vonuar më shumë në krahasim me atë që kanë bërë autoritetet në Kosovë”, ka thënë Pendarovski.

“Personalisht do të angazhohem që të kemi lidhje të shkëlqyeshme mes Kosovës e Shqipërinë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular