Nga Flamur Vezaj
Arta Marku, Prokuroria e Pergjithshme e Perkohshme qe u emrua me 69 vota te mazhorances, filloi fushaten per Prokurore te Pergjithshem! Ne intervisten qe zgjati 1:41 minuta perballe E.Vasilit, dominoje shfajesimi duke u fshehur pas ligjit! Ne ato raste kur ndihej ngusht per dosje te nxehta, justifikohej se ligji dhe kompetencat nuk e lejonin te kishte informacion! E ne rastet kur pyetej per “sukseset” e shoqes D.Prela apo prokurorin Y.Pjeternikaj te Shkodres, ajo kishte informacione dhe bilbiloste pa u fshehur pas ligjit! Por nuk me beri pershtypje vetem ky fakt, por edhe pandershmeria e saj ne kete fushate per PP pasi kandidatet e tjere nuk u lejohet te flasin ne TV dhe znj.Marku shfrytezoje ekranin per te fol per vete dhe procedurat ligjore te reformes, se te arritura nuk degjova as nga goja e saj. Te arriturat e vetme per te cilat do te kujtohet apo per te thene se “per keto gjera do mbahet ne mend” jane emrimet e shoqeve e shokeve ne krye te prokurorive apo edhe veshjeve pa shije! Por Jo vetem kaq, ajo PPP-ja do mbahet mend edhe per ngritjen dhe promovimin ne detyre te atyre prokuroreve qe ju vidhen dosjet ne zyre!!! #znj.PPP tha mes tjerash, se kishte arritur te largonte disa drejtues prokurorie qe i kishin plotesuar oret dhe nuk kishin cfare ti jepnin me ketij sistemi! Jam shume dakord! Por zonja kishte harruar se edhe vet ishte mbi 7 vite drejtuese e njesise se task-forces ne Shkoder dhe cuditerisht asaj nuk i kane mbaruar oret e paska akoma per te dhene, qe dyshoje shume sidomos gjate kesaj kohe qe u provua perseri! Ajo hoqi keta me “ore te skaduara” dhe vendosi shoket e shoqet e saj por perseri si te komanduar edhe pse pretendoi para zgjedhjes se nuk do te kishte me prokuror te komanduar! Po per 1 vite e gjysem, cfare ndryshoi ne prokurori, ASGJE, kriminaliteti eshte rritur, besimi te prokuroria ka rene edhe me poshte se sa ishte, shume vendimarrje jane kontestuar edhe publikisht, pa kujtuar ketu edhe vendimet e gjykates qe jane dhene kunder vendimarrjes se zonjes! Mes tjerash Ajo foli edhe per transferimin e Olsian Çeles, vendim te cilin tashme nuk e cilesoi si mase disiplinore, sic duket kishte reflektuar pas humbjes se gjyqit ne Gjykaten Administrative por edhe vendimit te KLP-se e cila e nderpreu transferimin qe znj.Marku kishte bere! Gjate intervistes ajo shpesh tha se “prokuroret jane te pavarur”, “Zot te dosjes” por duke ia terhequr vemendjen se nuk duhet te bejne deklarata publike per dosjet, sipas saj! Nderkohe harron se ajo vet nepermjet zyres per media, thuajse ne cdo emision te B.Fevziut reagon me sms per dosjet e shoqes D.Prela! E ne fund, sepse nuk tha ndonje gje per tu vene ne dukje, foli perseri per sukseset e drejtueses se Prokurorise per Krime te Renda dmth shoqes se saj Prela, per hetimet e suksesshme te trafikut te drogave apo klandestineve, duke ia faturuar asaj keto suksese! Por ne fakt vetem Prela nuk ka gisht ne keto dosje, por jane prokuror te tjere, per te cilet ajo ndermorri edhe iniciativen per ti proceduar me mase disiplinore per “mos bindje” e nga ana tjeter mburret me hetimet qe kane bere po keta prokurore! Gjithesesi uroj qe dalje te tilla, mos te kete ne te ardhmen PPP ose me sakte me mire mos te dal te flas kur nuk ka asgje per te thene, duke na kursyer edhe kohen!
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2019/05/10/ppp-ja-69-she-dhe-fushata-e-saj-per-pp/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/05/10/ppp-ja-69-she-dhe-fushata-e-saj-per-pp/ […]
Comments are closed.