Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka reaguar në lidhje paradën e sotme ushtarake në Serbi.
Scott, përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar turp për Serbinë faktin që gjenerali serb i dënuar për krime lufte në Kosovë, Vlladimir Llazareviq, në Ditën e Evropës në Nish e udhëhoqi këtë paradë.
“Turp që një kriminel i dënuar lufte, të marshojë para atyre të cilët dëshirojnë t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës = Vlerat e Evropës”, ka shkruar Ambasadori Scott në llogarinë e tij në Twitter.
Qyteti i dytë më i madh i Serbisë, Nishi, dje e ka shënuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin, e njohur edhe si Dita e Evropës, me parakalimin e “Regjimentit të Pavdekshëm”, të cilit i ka prirë një gjeneral i dënuar për krime lufte në Kosovës.
Gjenerali, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës dhe i Armatës së Tretë, Vlladimir Llazareviq, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burgim për krime lufte mbi shqiptarët, transmeton Koha.net.
Ai ishte liruar në dhjetor të vitit 2015, pas 10 vjetësh vuajtjeje të dënimit.
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: startnews.news/2019/05/10/scott-turp-per-serbine-tia-lejoje-nje-krimineli-lufte-udheheqjen-e-parades-ushtarake/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/05/10/scott-turp-per-serbine-tia-lejoje-nje-krimineli-lufte-udheheqjen-e-parades-ushtarake/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 87286 more Info on that Topic: startnews.news/2019/05/10/scott-turp-per-serbine-tia-lejoje-nje-krimineli-lufte-udheheqjen-e-parades-ushtarake/ […]
Comments are closed.