BallinaBotaSHBA-ja krijon armën e re, mbyt terroristët pa shkaktuar dëme anësore

SHBA-ja krijon armën e re, mbyt terroristët pa shkaktuar dëme anësore

spot_img
spot_img

Qeveria amerikane ka zhvilluar një armë sekrete për sulme ajrore që vrasin liderë terroristë pa asnjë shpërthim.Me të minimizohen në masë të madhe dëmet dhe mundësitë e dëmeve në civilë, kanë thënë shumë ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë amerikanë.Edhe CIA edhe Pentagoni thuhet se kanë përdorur këtë armë ndërsa e kanë ruajtur me xhelozinë më të madhe ekzistencën e saj. Arma e re nuk shpërthen por lëshon disa thika të mprehta, duke goditur caqet si një “kudhër e shpejtë” nga qielli, ka raportuar “Wall Street Journal”, transmeton Koha.net.Arma quhet R9X dhe është e aftë të çajë përmes ndërtesave dhe makinave me ndihmën e teheve që vihen në punë pak sekonda para përplasjes, pa lëndë shpërthyese.Pasi futet në ndërtesë, arma arrin t’i kapë armiqtë me saktësi të lartë. Për shkak të teheve, quhet “Ginsu”, si një markë e famshme thikash.Reporterët e luftës kanë spekuluar se ushtria amerikane kishte një armë të re që nga së paku shkurti i vitit 2017, kur u shfaqën fotografitë e vrasjes së Abu Khayr al Masrit të Al Qaedas në Siri. Terroristi, shtetas egjiptian, kishte udhëtuar në një veturë Kia e cila çuditërisht mbeti e padëmtuar pas sulmit të CIA-s me dron, pas parasysh faktin se ajo ishte goditur me një raketë.

Tavani i Kia-s ishte shkatërruar, dhe siç kishte raportuar gazetari Tyler Rogoway në atë kohë, vetura “ka një vrimë mbi tavan pa ndonjë shenjë të ndonjë shpërthimi të madh”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular