Lulzim Bashës një ditë para superprotestës masive që do të jetë nesër në Tiranë po i rezervohet një superpritje në bastonin e Partisë Demokratike, Kamëz. Qindra makina dhe mijëra qytetarë tashmë janë gati që t’i dalin para, (për të mos thënë që i kanë dalë që tani Bashës) për ta pritur për në takimin që do të mbahet në orën 16: 00 në ambientet e Pallatit gjigant të Kulturës Kamëz.
Kryetari i Opozitës z.Lulzim Basha, zgjodhi Kamzën për të bërë përmbylljen e turit të takimeve në kuadër të protestës së nesërme përpara Kryeministrisë.
Kamza simboli i qëndresës ndaj korrupsionit, krimit, oligarkisë që ka dërrmuar në çdo palë zgjedhje mazhorancën, ose më saktë Rilindjen, sot do ta pres në mënyrën më spektakolare të mundshme dhe dinjitoze Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën për t’i certifikuar atij mbështetjen e hekurt në aksionin opozitar për shporrjen e këtij kryeministri që banorët e Kamzës dhe Paskuqanit në deklarimet e tyre kanë pohuar që nuk e njohin më, sepse ai as dhe një ditë të vetme nuk i ka konsideruar.
“Lulzim Basha do të pritet si kryeministër”. Ky fakt konfirmohet nga burime të PD Kamëz, ku sipas tyre sot të majtë dhe të djathtë do të dalin për të pritur politikanin e shpresës së shpëtimit të Shqipërisë drejt greminës. Strukturat e degës së PD Kamëz dhe kryetari Xhelal Mziu kanë përfunduar të gjithë përgatitjet dhe konfirmimi është së pritja do ti ngjajë një spektakli të vërtet, ku entuziazmi dhe atmosfera do të jetë e shkëlqyer nisur kjo dhe nga reagimi qytetar pas njoftimit të bërë më parë në rrjetin social FB për këtë vizitë.
Kujtojmë që Kamza është bashkia që Edi Rama jo vetëm nuk ka mundur të fitojë, por është dërrmuar në çdo palë zgjedhje lokale dhe parlamentare që janë mbajtur.
Kryetari i PD dhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu kanë garantuar fitoren duke u përballur dhëmbë për dhembë me Rilindjen. Për atë çfarë ka dhënë Kamza konsiderohet jo vetëm bastion, por dhe Akademia Politike e Partisë Demokratike. Turi i Lulzim Bashës në takimet me qytetarët dhe strukturat e degëve të PD në rrethe ka qenë i shkëlqyer dhe informues për aksionin e PD pas djegies së mandateve në Parlament. Kreu i PD dhe lideri i opozitës sot dhe ne Kamez do te marrë garancinë dhe mbështetjen e qytetarëve në kauzën e drejt të ngritur: “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, kasapin e votës së lirë”.