Në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj një lajm tjetër i kombshëm nga Letonia ka ardhur mbrëmjen e sotme.
Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi ka ndërruar jetë në spital ku po i nënshtohet trajtimin intensiv.
Lajmin e trishtë e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në facebook.
“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”
Prindërve të majorit që jetojnë në Tiranë lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.
Pak javë më parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi më i mirë në vrap.
Foto me kupën e mbajtur nga major Tanushi i përket asaj dite.
Katër ditë më parë, nga shpërthimi i një minen ë bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagosën major Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, dhe reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar.