Teksa nesër në ora 18:30 opozita pritet të nisë protestën e katërt kombëtare, atmosfera mes demokratëve dhe jo vetëm duket elektrizuese.
Por më elektrizuese e kanë bërë studentët demokratë evropianë, të cilët ka qenë pasditen e sotme n[ë ambientet pranë kryeministrisë ku kanë brohoritur në kor “Rama Ik”.
“Studentët Demokratë Europianë thërrasin në kor: Rama IK”, shkruan mbi videon e publikuar kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Studentët në fjalë janë pjesë e EDS, organizata zyrtare e studentëve të Partisë Popullore Europiane, të cilët organizuan sot në Tiranë mbledhjen e këshillit të organizatës së tyre, ku morën pjesë anëtarë nga vendet kryesore të Bashkimit Europian.
Ata sot patën edhe një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha