Fierakët niset drejt Tiranës, Baçi: S’ka zgjedhje pa PD

1
210

Protestuesit nga Fieri janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga opozita. Kreu i PD-së së Fierit, ish-deputeti Luan Baçi deklaroi se nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike duke i bërë thirrje policisë të mos intimidojë protestuesit.

“Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike. Kjo është protesta më e madhe e opozitës. Thirrje policisë së Fierit të mos intimidojë protestuesit, një veprim ky i përsëritur. Protesta do të mbyllet kur të vendosin qytetarët. Policia të ndalojë presionet dhe shantazhet në banesat e qytetarëve”, u shpreh Baçi, i cili akuzoi policinë se ka kontrolluar banesat e qytetarëve që marrin pjesë në protestë.

Sipas tij, zgjedhjet do të bëhen me një qeveri teknike pa Ramën kryeministër.

“Përsa i përket kandidaturave të PS, ata kanë punën e tyre në tonën. Një gjë është e qartë. Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike, lokale apo të përgjithshme. Zgjedhjet do të bëhen me një qeveri teknike, pa Ramën kryeministër. Vetëm atëherë do të futemi në zgjedhje”, tha Baçi.

1 Koment

Comments are closed.