Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u ka bërë thirrje policëve që të mos zbatojnë urdhrat arbitrarë të shefave të tyre, por te heqin kapelet dhe ti bashkohen opozitës pasi kjo është edhe një protestë për ta.
“Policia sot është në kushte mjerane punë. Furgoni që më mori mua ishte i vitit 1984, dhe më atë furgon do të përballet me mafian që ka armatimin më të mirë.
Rrogën 500 mijë lekë polici i shtetit. Ata policët duhet të ngrihen kundër Ramës. Ky ja ka lyer kostumet me lulen e Kanabisit. Ky ka krijuar një konflikt të jashtëzakonshëm me Policinë, Qytetarët nuk e kanë më Policinë, por më Sandër Kimikun,
Ky po rikthen konflikin e vjetër midis të majtës dhe të djathtës.
Ky po godet në mënyrë sistematikë pluralizmin.
Bijtë e atyre që i burgonisn shqiptarët, po përpiqen të kthejnë diktaturën, por ta harrojnë”, tha Balliu.