Vetëm pak orë përpara nisjes së protestës së thirrur nga opozita sot në Tiranë, raportohet se forcat policore në rrethe kanë nisur terror dhe presion ndaj mbështetëve.
Burime nga terreni konfirmojne se protestuesit e opozitës në Urën Vajgurore që u ndaluan pas përfundimit të protestës së fundit, janë shoqëruar sërish gjatë paraditës së sotme pas asnjë arsye. Deri me tani mesohet se jane ndaluar 4 persona. Nga ana tjetër raportohet se në Shijak, kreu i degës lokale atje është thirrur në komisariat për sqarime.