Analisti: Me përplasjen Rama po kërkon motiv dhe justifikim për dorëheqjen

3
493
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Analisti Artur Zheji thotë se kryeministrit Edi Rama i intereson situata e tensionuar dhe përplasja e policisë me protestuesit. Sipas Zhejit, Rama po kërkon motiv dhe justifikim për dorëheqjen nga detyra dhe këtë përplasje do e përdorë për militantët e Partisë Socialiste.
“Rama e kërkon vetë këtë përplasjen dhe i duhet për dy gjëra, ai ndan në dy pjesë shqiptarët i thotë militantëve të vetë, shikoni, këta janë shumë afër rrëzimit tonë dhe ne duhet të mobilizohemi se përndryshe do të ikni nga vendi i punës nuk do të keni më llokma dhe kjo krijon polarizimin e dytë. Ndoshta Rama e përdor këtë skenar si arsye për të dhënë dorëheqjen. Kërkon motiv dhe justifikim për dorëheqje”, tha Zheji në studion e ‘Ora News’.
Protesta e opozitës nisi pasditen e djeshme, për të vijuar deri në orët e para të 12 majit, me kërkesë largimin e kryeministrit Edi Rama.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: startnews.news/2019/05/12/analisti-me-perplasjen-rama-po-kerkon-motiv-dhe-justifikim-per-doreheqjen/ […]

Comments are closed.