Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët sot zbuloi se opozita e bashkuar do të organizojë një tjetër protestë, nesër në orën 18: 30. Menjëherë pas njoftimit selia blu ndan edhe spotin e kësaj proteste.
“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standartet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë europa.”-shkruhet në spotin e publikuar, duke i drejtuar në këtë mënyrë një mesazh qytetarëve që të jenë nesër të pranishëm.
“Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.
Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e nesërme nis në ora 18:30.