Agonisë më shumë se çerekshekullore i erdhi fundi, Partizani rikthehet tek titulli kampion dhe këtë e bën në derbin e kryeqytetit, e bën në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm, e bën duke mposhtur Tiranën. Një fund i lumtur për të kuqtë, një skenar që as tifozi më i flaktë nuk e kishte ëndërruar. Partizani rikthehet tek titulli dhe këtë e bën në mënyrë më të bukur të mundshme, kurorëzon një sezon perfekt ku rivalët e kishin të pa mundur ta konkurronin.
Ky ishte viti i kuq në çdo aspak, ishte viti ku Partizani tregoi të gjithë supermacinë, ishte viti ku gjithçka shkoi në favor të tyre. Te kuqtë shtojnë në CV e tyre një tjetër titull, i 16-të në historinë e tyre, por padiskutim ky ishte titulli më i bukur për shumë arsye. Heroi i Partizanit në këtë sfidë ishte Eraldo Çinari, autor i një dopjetë. Tirana bëri gjithçka për të ndalur të kuqtë por e kishte të pamundur, tani rikthehet të bëjë dhe një here llogaritë me mbijetesën pasi Kastrioti është vetëm dy pikë larg dhe javën e ardhme kanë një sfidë direkte.