Në mbyllje të marrshimit qytetar kreu i PD Lulzim Basha mbajti fjalimin përmbyllës, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën, pavarësisht reshjeve të shiut.
‘Mirënjohje për ju zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër. Shqipëria dhe Europa nuk e kishte njohur këtë qëndresë.
Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpresën tuaj, me besimin në Zot, se Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për qindra mijëra burra dhe gra, të rinj e të reja, edhe për të gjithë agjëruesit, Zoti jua shpërbleftë për sakrificën, nga Vlora, Shkodra, Devolli, Korça, Kukësi, Dibra, Hasi e Mati.
Sot treguam se nuk ka forcë në tokë që të na detyrojë që të ulemi e të bëjmë pazare me të keqen’, u shpreh Basha.