Një 55-vjecar ka rënë në lumen Bistricë, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Zyrtarisht nga policia e Sarandës thuhet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:40, kur shtetasi me inicialet A.SH banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.
Po sipas të njëjtave burime 55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar në polici se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.
“Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij.” thuhet në njoftimin e policisë.