Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të organizojë një tjetër protestë, sot në orën 18: 30.
“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standartet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë europa.”-shkruhet në spotin e publikuar, duke i drejtuar në këtë mënyrë një mesazh qytetarëve që të jenë nesër të pranishëm.
Spoti eshte publikuar dhe nga kreu i PD Lulzim Basha per protestës së sotme në orën 18.30: Asnjë hap pas! “Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij. Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e sotme nis në ora 18:30.