Nisja e protestës do të bëhet nga Sheshi Skënderbej për tek Kryeministria. Më pas marshimi do vazhdojë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Parlamenti. Më tej do të vijohet drejt Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Simbolika e këtij marshimi janë institucionet e kapura nga krimi, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.