Përmes një postimi në facebook, ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për dhunnë e ushtruar nga policia ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Ndërsa publikon një video, në të cilën sipas tij, shfaqet Sahit Dollapi në përpjekje për të mbajtur rendin, e mbrojtur uniformat blu, Berisha shkruan se ai u godit kafshërisht më pas nga kriminelë me uniformë me urdhër të Edvin Krimit. “Kjo video tregon Sait Dollapin para kryeministrise duke u perpjekur me guxim per te mbajtur rendin dhe se si goditet dhe torturohet kafsherisht me pas nga kriminele me uniforme me urdher te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!” –shkruan Berisha, bashkëngjitur videos ku shfaqet sekretari organizativ iPD-së, Sahit Dollapi.
Forca të shumta policie rrethuan në protestën e 11 majit sekretarin organizativ të PD, Sahit Dollapi, i cili u qëllua me shkop gome nga policët, që e morën me forcë gjatë shoqërimit.