Çfarë mekanizmi ka për te shtyre zgjedhjet?
Kjo tregon se është ne panik total. Është Edi Rama qe ka shtyre dy here zgjedhjet lokale me vitin 2007. Mekanizëm pra ka, se nuk besoj qe është rrënuar kaq shume, sa te mos mbaje mend se zgjedhjet janë shtyre dy here. Janë justifikimet e fundit te njeriut qe ka humbur lidhjet me realitetin. Ai është ngjitur pas karriges, qe e ka marre peng krimi I organizuar. Dhe nuk është justifikim ajo qe thotë se nuk iki se jam i kërcënuar. Kush e kërcënon? Krimi I organizuar? Është ngjarje e ndodhur me pare edhe kjo. Një kryeministër i marre peng nga krimi duhet te largohet një ore me pare. Por besoj se ai është bashkëpunëtor me krimin. këtë e provon edhe lista e kandidateve. Kandidati i Shijakut i vendosur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shume shpejt do te dalin fakte për këtë. Kandidatja e Durrësit qe është peng I njeriut te dosjes 339. Lista Edi Rames është pasqyra e qeverise se Rames.