Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, në një postim të fundit në facebook e ka konsideruar protestën e 13 majit si një ditë të jashtëzakonshme të bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Evropa.
Basha duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen shkruan më tej se “asgjë nuk do të na pengojë në rrugën tonë drejt Europës” dhe se nuk do të ketë asnjë hap pas nga kjo rrugë.
13 Maji ishte një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Falenderoj nga zemra gjithë qytetarët që pavarësisht lodhjes, dhunimit, presionit, goditjes me gaz të pak orëve më parë, ata u derdhën në bulevardet e Tiranës si asnjëherë më parë në marshimin historik të shpresës.
Asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt Europës! Askush nuk do ta marrë peng të ardhmen tonë Europiane! Asnjë hap pas! #ShqiperiasiEuropa “, shkruan Basha
© SYRI.net