Një tifoz me sëmundje të pashërueshme është befasuar nga ylli i F1, Lewis Hamilton.
Hamilton i dërgoi 5-vjeçarit me kancer makinën e F1 dhe trofeun.
Garuesi zbuloi se ishte frymëzuar për fitoren në Grand Prix të Spanjës nga Harry Shaw. Vogëlushi vuan nga një formë e rrallë e kancerit të kockave dhe së fundmi iu dha 1 javë kohë për të jetuar.
Pasi Harry i dërgoi Hamilton një mesazh duke i uruar fat të mirë përpara Spanish Grand Prix, Lewis vendosi që të jepte një sërë dhuratash 5-vjeçarit. Mes tyre i dërgoi një makinë të Formula One dhe trofeun e Grand Prix të Spanjës.
Ndërsa Harry i dërgoi një mesazh nga shtrati i tij në spital duke i thënë: “Të falënderoj për dhuratat. Shumë dashuri nga Harry dhe lamtumirë.”
Pas garës në Spanjë, Hamilton tha: “Mora një mesazh të mrekullueshëm nga ky djalë i vogël i quajtur Harry dhe ai u bë engjëlli i shpirtit tim. Po kërkoja një inspirim, diçka ku të kapesha dhe garën e sotme ia kushtoj atij.”