BallinaAktualitetAndi Bejtja: Mua më dukesh si pacient… Debatet e Ramës me gazetarët

Andi Bejtja: Mua më dukesh si pacient… Debatet e Ramës me gazetarët

spot_img
spot_img

Gjatë intervistës në “Opinion” Kryeministri Edi Rama pati dhe debate me gazetarët që ishin në studio. E gjitha nisi pas një interviste të vënë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, një deklaratë më 19 Dhjetor 2006 gjatë një interviste në “Opinion”.

Rama tha me ironi se ia kishte lakmi ish-Kryeministrit Sali Berisha, pasi atë nuk e kishte ndërprerë drejtuesi i Blendi Fevziu gjatë intervistës.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së gazetarëve, Rama nuk ngurroi t’u kujtonte se është Kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama: E pata zili, se foli dhe nuk e ndërpreu asnjeri.

Blendi Fevziu: Ka qenë autoritar ai.

Edi Rama: Po thosha si nuk po e ndërpret njeri. Tani, mos më ndërprit. I referohemi vitit 2006.

Andi Tela: Kemi Kushtetutë tjerr thuaj.

Edi Rama: O Zot.

Blendi Fevziu: Mbaroje të lutem.

Edi Rama: Nuk kam tjetër… O ju më lini të flas, ose unë vetëm do aprovoj. Unë ju respektoj, jeni njerëz që meritoni respekt për shumë arsye, por unë në fund të ditës jam Kryeministër i Shqipërisë. Tani o më respektoni, ose s’kam asnjë problem unë. Nëse juve…ja nxirr 7-ën, dakord. E njëjta gjë, në rregull.

Një tjetër përplasje e pati dhe me gazetarin Andi Bejtja. Në diskutim e sipër, Bejtja i tha kryeministrit se i dukej si pacient.

Andi Bejtja: Mua më dukesh si pacient me këtë të folur

Edi Rama: Uroj të jesh ti doktori/ Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular