BallinaAktualitet‘Artikullin e Bild e ka shkruar Manjani’/Ish-ministri- Ramës: Meseletë me fallxhorë tregoja...

‘Artikullin e Bild e ka shkruar Manjani’/Ish-ministri- Ramës: Meseletë me fallxhorë tregoja plakave të Surrelit

spot_img
spot_img

Gazeta më e madhe gjermane dhe europiane “Bild” botoi ditë më parë një artikull të rëndë për Shqipërinë ku ishte i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama, që sipas prestigjozes gjermane përfshihet në dosjen “184” të përgjimeve.Por sipas kryeministrit, autori i këtij shkrimi është Ylli Manjani dhe Basir Çollaku.

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, theksoi Rama.

Por pas deklaratës së Ramës vjen edhe reagimi i ish ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani.Sipas këtij të fundit, artikulli është shkruar nga Peter Tiede, ndërsa ngre pyetjen: “Nuk e di nga buron nevoja për të gënjyer, nga mllefi që ka me mua, nga përmbajtja e atij shkrimi apo nuk di më të lexojë?”.Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:Mora vesh që Kryeministri, në opinion paska thënë që shkrimin në Bild e kam bërë unë.Jam i shtrënguar të deklaroj se ky pohim publik i Kryeministrit është i gënjeshtërt.Ashiqare madje!Nuk e di nga buron nevoja për të gënjyer, nga mllefi që ka me mua, nga përmbajtja e atij shkrimi apo nuk di më të lexojë!Po fundja ç’rëndësi ka arëryeja përse gënjen.Fakt është që ai artikull është shkruar nga Peter Tiede dhe jo nga unë.Fakt është që unë jam cituar për deklarime të hershme të miat, në atë shkrim vetëm me tre fjali.Nëse ato tre fjali janë ende të pagëlltitshme nga Kryeministri, ky është problem i tij, jo imi.Mjerim i madh duket, kur Kryeministri lë çdo punë e shpik skenare me shkrime gazetash.Sidoqoftë, prap po pyes: pse Bild zgjodhi të më citojë mua dhe jo Kryeministrin bie fjala?Ai flet më shumë se unë…Dhe me në fund, meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të Surrelit, në ja pranofshin edhe ata, jo mua!Mendimi dhe fjala ime janë të miat, si gjithmonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular