Këto janë shenjat e dhunës dhe dëmtimeve në trupin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike Sahit Dollapi. “BalkanWeb” sjell fotot e publikuara sot për herë të parë në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 ku Dollapi ka treguar për natën e 11 majit dhe gjithë çfarë ndodhi.
Gjurmët e darkës së 11 majit janë të rënda. Shenjat sipas fotove janë në shpatull, në këmbë, ku Dollapi tha se e kanë qëlluar me një plumb plastik dhe në gju.
Gazetari Ylli Rakipi ka treguar dhe takimin me zyrtarin e PD, për të cilin tha se e kishte parë në një gjendje shumë të keqe dhe me shumë vështirësi kishte lëvizur për 2 metër.
I pyetur nga Rakipi për dhunën dhe motivin, Dollapi tha se me dhunë nuk mund të ndalohet protesta.
“Unë mendoj që të gjithë ata që mendojnë se me dhunë mund ta ndalojnë këtë gjë, i kanë bërë llogaritë gabim”, deklaroi Dollapi.