Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të Euro 2020, Islandë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 8 qershor 2019, në orën 15:00 (ora 13:00 në Islandë).
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvöllur” të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik. Sipas këtij njoftimi, biletat për përballjen e kuqezinjve do të mund të blihen online në websitin e FSHF-së.
Tifozët do të gjejnë në shitje 2 kategori biletash, si më poshtë:
Biletat në sektorin J dhe K kushtojnë 5.330 lekë.
Biletat në sektorin B kushtojnë 7.280 lekë.