Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA ku ka folur për situatën politike por edhe për politikanët shqiptarë që iu janë refuzuar vizat nga SHBA.
Por e papritur ka qenë pyetja drejtuar zonjës Kryemadhi për nënkryetarin e LSI-së, zotin Petrit Vasili. Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “burimet tona konfirmojnë se nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.
“Nuk besoj se i është refuzuar viza. Nuk kam informacion. Në qoftë se ka një njeri pa probleme ai është zoti Vasili. Megjithatë unë nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi e as bashkëshortin tim. Por zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ambasadës amerikane për reformën në drejtësi”, tha Kryemadhi.