“Një gënjeshtër tjetër e Kryeministrit në Opinion, ndoshta e fundit…”. Kështu shkruan sot gazetari Andi Bejtja, i cili dje në “Opinion” pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama sa i përket humbjes së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar përballë biznesmenit italian Francesco Becchetti.
Sipas Bejtjes, i cili i referohet neneve të Konventës, sipas të cilave, “secila nga palët në arbitrazh është e lirë sipas vullnetit të saj të bëjë publike në çdo moment vendimin e gjykatës”.
deklarata e djeshme e kreut të qeverisë është një gënjeshtër e pastër.
Ja çfarë shkruan analisti Andi Bejtja:
Një gënjeshtër tjetër e Kryeministrit në Opinion, ndoshta e fundit…
Mbëmë, në një debat me Kryeministrin Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, e pyeta Kryeministrin nëse kishte dijeni në lidhje me një gjyq të humbur nga qeveria shqiptare me Agon Channel në një shumë mbi 100 millionë euro. Kryeministri u përgjigj se nuk mund të fliste për këtë pasi e pengonte një klauzolë konfidencialiteti. Jo vetëm unë por dhe shqiptarët nuk morrën një përgjigje.
Madje sot po të flasim në gjuhë juridike, mund të themi se ishte një devijim i plotë nga e vërteta. I pasqaruar mirë nga kjo përgjigje e Kryeministrit, jo vetëm unë por gjithë publiku shqiptar, m’u desh për pak minuta të bëhem edhe jurist.
U futa në faqen e ICSID dhe pashë nenet e Konventës, e cila është e thjeshtë dhe e kuptueshme për këdo. Si konkluzion, më rezulton që secila nga palët në arbitrazh është e lirë sipas vullnetit të saj të bëjë publike në çdo moment vendimin e gjykatës.
Pra Kryeministri i vendit, nqs donte të ishte transparent me shqiptarët që fatkeqësisht do të paguajnë këtë dëm të vendosur nga Gjykata ndërkombëtare ICSID, i gjithi si pasojë e veprimeve dhe hakmarrjes së tij personale ndaj Agon Channel dhe biznesmenit Francesco Becchetti, kishte mundësi ta bënte këtë që mbrëmë.
Madje sipas Konventës, vendimi i arbitrazhit ICSID është një vendim përfundimtar, menjëherë i ekzekutueshëm dhe i pa apelueshëm në rrugë të zakonshme, përveç rasteve të jashtëzakonshme të lidhura me difekte të rënda procedurale dhe me formimin e rregullt të gjykatës, por që nuk aplikohen për rastin në fjalë. Me sa duket kjo ishte një gënjeshtër tjetër nga shumë gënjeshtra të tjera që u thanë mbrëmë nga Kryeministri në Opinion. Meqë nuk është problem konfidencialiteti ndoshta mund të kthehemi prap në Opinion, Kryeministri të sjellë vendimin me shifrën e detajuar përkatëse dhe të bëjmë transarencë në sy të opinionit publik shqiptar.