Sekretari i Përgjithshëm i Prodhuesve, Arben Shkodra i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se sa i përket turizmit ka nga ata eksponentë që kanë bërë turizëm me lek fajdesh, pasi bankat po hezitojnw tw japin kredi.
“Cështja është pse duhet të dilni në televizion ju sektori, për të nxjerrë nga qentë e rrugës që hanë turistët e deri tek pjesa e menaxhimit të të ardhurave që krijon ky sektor. Gjithcka zgjidhet në tryeza teknike, pa kamera, duke u diskutuar buxheti një vit më para i vitit të më passhëm.
Këta zotërinj e kanë bërë turizmin vet, nuk është se ju ka dhënë subvension shteti. Madje madje ka edhe nga ata që e kanë turizmin me lek fajdesh dhe jo me lek bankash, se bankat nuk japin më kredi. Kjo do të thotë se ata janë ata heronjtë që hedhin lek që ti kthehen pas 20 vitesh dhe natyrisht presin që qeveria të bëjë të paktën dy gjera”, deklaroi ai.
Shoqata e Prodhuesve: Mungesa e subvencioneve nga shteti na detyron të marrin para me fajde
RELATED ARTICLES