Erion Veliaj vlerëson lart “rivalin”: Kandidati i Bindjes Demokratike, njeri i saktë

0
846

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj organizimi i zgjedhjeve pa opozitën nuk është aspak problem për të. “Po nuk kam garë me ta, e kam thënë këtë përpara këtyre muhabeteve të mospjesëmarrjes në zgjedhje. E kam thënë që ne garën e kemi me veten. Unë dua që kjo bashki në katër vitet e ardhshme të performojë më mirë se katër vitet e kaluara”, i deklaron ai gazetarit të A2 CNN, Endri Xhafo.

Si sfidant i tij, është shfaqur Arben Skënderi i Bindjes Demokratik per te cilin, Veliaj ka konsiderata maksimale për të, duke e cilësuar si njeri korrekt.  “Arben Skënderi, e njoh, është artist, ka qenë staf i kësaj bashkie. Ndoshta një nga njerëzit më të saktë. Kur ishim në opozitë, ishte një nga njerëzit më civil, më qytetar. Unë besoj që i bën nder kujtdo partie kur sjell një ofertë qytetare”. Pra është Skënderi një sfidant i denjë? “Çdo njeri futet në garë për të fituar. I kam shtrirë dorën për një garë qytetare të cilën zoti Skënderi e reciprokoi”, thotë Veliaj.

Vetë Skënderi është i vetëdijshëm për sfidën që e pret me 30 qershor, por shpreson që qytetarët të binden nga partia e tij. “Qytetarët e Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë janë lodhur me këto sfida të pakapërcyeshme dhe ne po jetojmë në një realitet shumë të tensionuar këto kohë. Tirana sot ka një punë të matshme, pasi kanë kaluar 4 vjet. Ne jemi nisur të garojmë në disa bashki pasi e djathta ka nevojë për zë.

Ajo që ka nevojë Tirana është modeli social me të cilin në qasemi sot, ky model është vrarë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Ky shtet e ka vrarë modelin social. Qasja e Bindjes Demokratike ka qenë që ti propozojmë njerëzve të ngjashëm të tyre, njerëz të rinj, që vijnë nga biznesi, nga fusha të ndryshëm të jetës, që kanë mundësinë të kontribuuojnë edhe për qytetarët”, shprehet Skënderi për A2 CNN, pa e përmendur asnjëherë Veliajn në retorikën e tij politike.