Falsifikoi shkresën për partinë e Patozit, PD padi Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit

2
378

Pjesëmarrja e Bindjes Demokratike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ka hapur edhe një betejë të ashpër me Partinë Demokratike, e cila e akuzon forcën e re të ish-nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, si parti të krijuar në paradhomën e Edi Ramës.

Partia Demokratike denoncoi dje manipulimin që, sipas tyre, është bërë me urdhër të Edi Ramës për regjistrimin e Bindjes Demokratike. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, publikoi dokumente të cilat vërtetojnë se partia politike e Astrit Patozit, e regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit nga KQZ, nuk zotëron asnjë mandat deputeti në 6 muajt e fundit në Kuvend.

Për herë të parë, pas 30 viteve pluralizëm, Edi Rama po kthen votimin monist, duke urdhëruar falsifikimin e procesit me kandidatë falsë e të paligjshëm nga Bindja Demokratike.

Ajo nuk ka as deputetë, të paktën 6 muajt e fundit, as firma votuesish. Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të patericës së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti, të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon. Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë.

Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë falsë në zgjedhjet false me një vërtetim fals nga Kuvendi i Shqipërisë”, deklaroi Kaso. Partia Demokratike kallëzoi penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, në lidhje me lëshimin e dokumentit për deputetin Andi Përmeti sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij.

2 KOMENTET

Comments are closed.