BallinaKryesoreFOTOT/Superpritja në Britani. Naim Hasani zbulon detajet e takimeve të Bashes dhe...

FOTOT/Superpritja në Britani. Naim Hasani zbulon detajet e takimeve të Bashes dhe ka një mesazh…

spot_img
spot_img

Nga Naim Hasani

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha në kuadër të vizitës së tij zyrtare dyditore në Mbretërinë e Bashkuar, pati nje takim spektakolar, historik dhe shpresdhënës me komunitetin shqiptar në kryeqendren e demokracise boterore.
Nje pritje e jashtezakonshme dhe mjaft vllazerore ju rrezervua z. Basha nga mergata shqiptare në Britani, në nje salle të mbushur plot, në Regent University of London, ku entuziazmi i papershkruar nga shqiptarë të thjeshte qe jane detyruar të largohen nga Shqiperia, me thirrje të fuqishme dhe te pandalashme “RAMA IK” nuk pushoi deri në fund të takimit.
Kjo mbremje ishte e paharrueshme dhe percolli mesazhin nga Londra se shqiptarët të bashkuar në nje fryme demokratike si asnjehere tjeter, do tja dalin shume shpejt në betejen perfundimtare për nje Shqiperi Europiane dhe Demokratike, kunder krimit, oligarkise dhe vjedhjes se votes, vullnetit te lire te qytetareve.
Zemerimi i shqiptarëve në Londer e kudo ndodhen me sistemin famkeq të “Rilindjes” eshte lehtesisht i dukshem dhe koha e ketij sistemi qe po shkaterron perdite Shqiperine dhe po largon masivisht shqiptarët ka mbaruar.
Mesazhi i qarte dhe I forte qe z. Basha shprehu ishte se kusht i panegociueshem për shqiptarët dhe Partine Demokratike eshte largimi i kryeministrit “de juro” nga drejtimi i qeverise shqiptare, për ti hapur rruge nje qeverie tranzitore dhe gjithperfshirese, qe do te pergatise infrastrukturen e nevojshme për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të lira e të ndershme, ku qytetarët shqiptarë, perfshi edhe emigrantet, të zgjedhin perfaqesuesit e tyre legjitimë në parlament, tempullin e demokracise.
Në kuader të vizites se tij zyrtare me ftese të parlamentit Britanik dhe Partise Konservatore,  z. Basha ka realizuar nje numer të jeshtezakonshem takimesh me perfaqesuesit më të larte te qeverise dhe parlamentin Britanik, në disa prej të cileve kisha kenaqesine ta shoqeroja.
Në keto takime z. Basha ka gjetur mbeshtetjen dhe mirekuptimin e plote për vendimin ekstrem të opozites shqiptare të dorezimit të mandateve parlamentare dhe nevojen urgjente për largimin sa më pare të nje qeverie qe dhunon dhe neperkembe vullnetin e qytetarëve dhe qe e ka humbur me kohe legjitimitetin për të qeverisur Shqipërinë.
Deputetët e të dyja dhomave të parlamentit dhe perfaqesuesit e qeverise dhe Partise Konservatore kane shprehur shqetesimin e tyre për situaten politike në Shqiperi dhe z. Basha ju ka shpjeguar në menyre të qarte dhe të detajuar arsyet pse çdo negociate për zgjidhjen e krizes ka dhe do të kete kusht të panegociueshem, largimin nga egzekutivi të kryeministrit aktual të Shqipërisë.
Kjo vizite vjen në nje moment historik për shqiptarët dhe mirekuptimi ishte i plote për menyren qe Partia Demokratike dhe opozita ju ka ofruar shqiptarëve për daljen nga kriza në të cilën ndollet Shqiperia sot.
Vizita e z. Bashes në Londer eshte padiskutim nje vizite jashtezakonisht e suksesshme dhe unike persa i perket interesit dhe kontributit të Mbreterise se Bashkuar për rivendosjen e demokracise dhe legjitimitetit të votes se lirë e parlamentit sovran dhe të painkriminuar në Shqiperi dhe rivendosjen e shteti ligjor e funksionimin e institucioneve kushtetuese.
Falenderoj autoritete Britanike për pritjen e jashtezakonshme dhe shume domethenese qe i rezervuan z. Lulzim Basha.

Falenderoj të gjithë pjesmarresit në takimin me z. Basha naten e mbremshme dhe mesazhin e forte qe ata percollen nga Londra për shqiptarët në Shqiperi dhe kudo qe ndollen se liria dhe demokracia janë të panegociueshme.

Faleminderoj në menyre të veçantë kryesinë e deges se PD në Londer për mbeshtetjen dhe mbarevajtjen e ketij takimi te z. Basha me Komunitetin shqiptar në Britani.
Zoti i bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Autori eshte kryetari i Deges se PD në Mbreterinë e Bashkuar i cili ishte pjese e takimeve te kryetarit Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëronte si kreu i PR Fatmir Mediu, dhe ish deputetet Xhemal Gjunkshi dhe Aldo Bumçi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular